24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Zbulime të tjera në lidhje me Alzheimer

spot_img

Një analizë e përbërjes gjenetike të më shumë se 94,000 njerëzve të diagnostikuar klinikisht me Alzheimer në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, çuan në zbulimin e katër varianteve të reja gjenetike që rrisin rrezikun për sëmundjen.

Këto gjene, së bashku me të tjerat të identifikuar më parë, duket se punojnë së bashku për të kontrolluar funksionet trupore që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes, zbuloi studimi.

“Ky është një studim i fuqishëm dhe një hap përpara për të kuptuar Alzheimer-in”, tha neurologu Dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine.

“Gjetja e këtyre gjeneve të reja i lejon hulumtuesve që një ditë të synojnë këto gjene me ndërhyrje terapeutike. Kjo gjithashtu na jep një pasqyrë më të madhe për shkaqet e mundshme të Alzheimer”, tha Isaacson, i cili nuk ishte përfshirë në studim.

Ky studim jep njohuri potencialisht të dobishme në proceset trupore që mund të shkaktojnë ose ndërveprojnë me ndryshimet e sëmundjes Alzheimer./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat