Zbulohet një letër 50-vjeçare brenda shishes

96211a51e75b49cc72840af65eb4a3d0_L.jpg

Një letër 50 vjeçare është zbuluar nga një druvar nga Alaska, Tyler Ivanoff. Ajo ishte e shkruar në rusisht. Burri vendosi ta postonte në llogarinë e tij në Facebook, me shpresën se dikush do mund ta përkthente. Më pas u mësua se letra në është shkruar nga një marins në bordin e anijes ruse Sulak, më 20 qershor 1969.

Pas kërkimeve të mediave ruse, bëhej fjalë për kapitenin Anatoly Botsanenko. Ivanoff rrëfeu për gazetën “Nugget” se iu desh ta tërhiqte tapën shumë fort.
“Përdora madje edhe dhëmbët për ta hapur. Shishja brenda ishte e thatë dhe mbante era verë, ose diçka tjetër… alkool i vjetër. Letra nuk ishte lagur,” rrëfeu druvari.
Përsa i përket letër, nga përkthimet e bëra, shkruhet:
“Përshëndetje të sinqerta! Nga Flota Ruse e Lindjes së Largët VRXF Sulak. Të përshëndes ty që do të gjesh letrën dhe të kërkoj t’i përgjigjesh adresës Vladivostok -43 BRXF Sulak për të gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe lundrim të mbarë. 20 qershor 1969.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303