32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Del skandali, bllokohen 55 ton naftë, ja arsyeja…

spot_img

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes ka bllokuar sot 550 ton naftë në Ballsh.

Ky akt vjen në kuadër të luftës kundër informalitetit. Sipas ministrisë, sasia e bllokuar nuk kishte parametra e duhura për treg.

Përmes një laboratori të lëvizshëm, i cili i kryen analizat në mostrat e karburantit në 30 minuta deri në 1 orë, Inspektoriati Shtetëtor Teknik Industrial zbuloi se karburanti ishte jashtë të gjitha parametrave për tregtim. Rezervuari është bllokuar dhe karburanti nuk do të hidhet në treg, por do të vazhdojë për përpunim të mëtejshëm. Më tej do të bëhet sërish rikontroll, dhe vetëm me përmirësimin e cilësisë do të mund të hidhet në treg.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikë, Belinda Balluku, e pranishme në këtë aksion, tha se ishte vetë subjekti që kishte kërkuar kontroll, në mënyrë që të certifikohej produkti që do hidhet në treg, por, rezultatet nuk kanë qenë ato që ne prisnim, – tha ministrja.

“Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është”, tha Balluku.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat