Substanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të kancerit që më pas i zhduk ato. Tani do të hulumtohet nëse funksionon edhe jashtë laboratorit.
Studiuesit gjermanë kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre.
Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë “derë”. Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet fatal për qelizat e kancerit.
Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – në varësi të radhitjes së njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Gunter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.
Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën.
“Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator”, thotë Meyer. Në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit./real-news.tv/

