Të ushqyerit mund të tingëllojë shumë i thjeshtë në vetvete, por janë gabimet e vogla që bëjmë, kanë ndikim të madh. Është e rëndësishme të dini se kur vjen puna për të ngrënë, koha se kur hamë është çelësi.
Sa shpesh e vononi ngrënien e mëngjesit ose e shmangni ushqimin pas një stërvitje të fortë? Sa shpesh hani direkt para gjumit? A lini hapësira të gjata mes vakteve?
Oraret më të mira për të ngrënë mund të jenë një pyetje e ndërlikuar për t’u përgjigjur, por ne ju japim ndihmën e duhur…
MËNGJESI
– Hani brenda 30 minutash nga zgjimi
– Koha ideale për të ngrënë mëngjes është 7:00
– Mos e vononi mëngjesin më vonë se 10:00
– Sigurohuni që të konsumoni proteina në mëngjesin tuaj
DREKA
– Koha ideale për të ngrënë drekë është 12.45
– Mundohuni të mbani një hapësirë prej 4 orësh mes mëngjesit dhe drekës
– Mos e shtyni drekën më vonë se 16:00
DARKA
– Koha ideale për darkë është para orës 19:00
– Duhet të mbani një hapësirë prej 3 orësh midis darkës dhe kohës së gjumit
– Mos vononi darkën më vonë se 22:00
– Ngrënia afër orës së gjumit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit
NGRËNIA GJATË PERIUDHËS SË STËRVITJES
– Asnjëherë mos u stërvisni (sidomos stërvitje me pesha) me stomak bosh
– Ushqimi i duhur para stërvitjes mund të jetë një sanduiç me proteina (pulë, ton, etj), një përzjerje proteinike, vezë të skuqura me bukë gruri, sanduiç me gjalp kikiriku.

