Vendndodhja e kryeveprës së Leonardo Da Vinçit, vendi i së cilës ka qenë mister që kur u shit në 2017 për një rekord prej 450 milionë dollarësh, është zbuluar.
Piktura “Salvator Mundi”, po mbahet në jahtin e jashtëzakonshëm ‘Serene” në pronësi të Princit të Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman.
Vendndodhja e jahtit më 26 maj ishte në Detin e Kuq jashtë Sharm el-Sheikh, një qytet turistik egjiptian në gadishullin Sinai.
Kjo pikturë do të qëndrojë në jahtin “Serene” , derisa derisa sauditët të krijojnë një qendër kulturore të planifikuar. /real-news.tv/