fbpx

Zbuloni risitë e Sallonit të Automjeteve të Gjenevës

aa-159-696x464.jpg

Salloni Ndërkombëtar i Automjeteve në Gjenevë për vitin 2019 mbaroi më 17 mars, ku u shfaqën mbi 1000 modele veturash. Megjithatë disa prejt tyre të mbeten në mendje si pesë modelet që do të zbuloni më poshtë.

Peugeot 208 / Renault Clio

E pamundur të mos vësh re dy veturat për qytet! “Renault Clio” e gjeneratës V dhe “Peugeot 208” gjenerata II, janë dy yjet “me buxhet të vogël” të këtij evenimenti. Përveç risive stilistike, ato kanë zgjedhur që të dyja që të rrisin cilësinë duke ofruar kryesisht pajisje të teknologjisë së lartë.

Alfa Romeo Tonale

Ky model është një prej surprizave të rralla të Sallonit të Gjenevës! “Alfa Romeo” e ka fshehur mirë ambicien e saj. Prodhuesi italian ka habitur të gjithë kur prezantoi modelin “Tonale”. Ende në nivel koncepti, ai formëson Suv-in e ardhshëm të markës që parashikohet për vitin 2022. Të gjithë e pëlqejnë pamjen e tij dhe duan që të bëhet një realitet.

Ferrari F8 Tributo

Ndonëse sitili i modelit të ri “F8 Tributo” nuk është revolucionar, por të gjendesh përballë një “Ferrari” shkakton gjithnjë emocione! Para syve keni zëvendësuesein e modelit 488 GTB. Ky është modeli me motor V8 me performancën më të lartë i markës së Maranelos.

Bugatti “La Voiture noire”

Pretendon të jetë vetura më e shtrenjtë në botë, ajo është “La Voiture Noire” (Vetura e Zezë) e “Bugatti”. Ky krijim unik i realizuar për një dashamirës të madh të kësaj marke shitet për 11 milionë euro. Për t’i dhënë jetë kësaj bishe, “Bugatti” është bazuar në një motor me 16 valvula, me kubikë 8 litra, me katër turbo dhe që çliron  1500 kuaj fuqi.

Honda ePrototype

Sa herë që shfaqet, modeli elektrik për qytet i “Honda” tërheq gjithnjë vëmendjen! E shfaqur fillimisht në shtator 2017, në Sallonin e Frankfurtit nën emrin “Urban EV”, ajo rikthehet në Gjenevë në një verion me pesë porta të quajtur “ePrototype”. Ky është modeli koncept më i ngjashëm me modelin në seri që do të dalë në fund të këtij vitit. (ata)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303