fbpx

Stambolli përfundimisht çlirohet nga Erdogani

thumbs_b_c_31f845f0ba248ed0d8abbaa1244491ce-696x392.jpg

Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve në Stamboll tregojnë se Ekrem Imamoglu i CHP-së kryeson me 53,72% të votave të numëruara deri tani ndaj Binali Yildirim të AK Parti, i cili ka marrë 45,37% të tyre.

”Aktualisht, kundërshtari im Ekrem Imamoglu është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, tha Yildirim në një konferencë për media në selinë e partisë së tij në Stamboll.

”Sot fitoi demokracia. Sot fituan 16 milionë banorët e Stambollit”, tha nga ana e tij fituesi Imamoglu.

Këto ishin zgjedhje të përsëritura për bashkinë e Stambollit, që edhe më parë u fituan nga Imamoglu me rreth 13 500 vota, pas ankimimit të partisë AK për parregullsi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303