Zgjedhjet lokale/ KQZ pritet të regjistrojë 4 parti të reja

kqz-3.jpg

Është zbardhur axhenda e KQZ për ditën e nesërme, ku pritet që të regjistrohen 4 parti të reja për zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Mësohet se mbledhja do të nisë rreth orës 10:30, ku pritet që të shqyrtohet pikërisht fakti i regjistrimit të 4 partive.

Kujtojmë që Partia Socialiste dorëzoi formularin me emrat e anëtarëve gjatë ditës së djeshme, ndërkohë opozita nuk ka reaguar aspak duke mos dorëzuar asgjë.  Opozita kërkon largimin e Ramën dhe zgjedhje tranzitore në Shqipëri.

Nga ana tjetër, partitë që priten të regjistrohen janë: “Partia Personat me Aftësi të Kufizuar’’, ”Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë’’, “Partia e të Drejtave të Mohuara’’ dhe “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303