Zgjohet nga një koma e thellë pas 27… vitesh!

Hospital-bad-780x439.jpg

Një shtetase nga Emiratet e Bashkuara Arabe është përmendur pas 27 viteve në koma të thellë pas një dëmtimi në tru, njoftoi sot djali i saj, i cili nuk e humbi për asnjë moment shpresën.

Mounira Omar ishte 32 vjeçe kur u plagos në një aksident rrugor në vitin 1991, ndërsa po shoqëronte djalin në shkollë.

Djali, Omar i mbijetoi aksidentit dhe ka mundur  të shohë zgjimin e të ëmës pas gati tre dekada më vonë në një spital në Gjermani, ku ajo ishte transferuar.

‘’Kam besuar deri në fund se gjendja shëndetësore e nënës time do të përmirësohej’’, deklaron Omar, 32 vjeç në një intervistë dhënë për median.

Ai pohon se mjekë të shumtë kishin thënë për të mos pritur ndonjë gjë të madhe pas 15 ose 20 vite në koma, por unë nuk e pranova për asnjë moment faktin’’, shtoi ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303