Sfida e më shumë se 85% të njerëzve është zgjimi në mëngjes. Për ta, zgjimi herët në mëngjes do të ishte i pamundur nëse nuk do të ekzistonin alarmet.
Shkencëtarët kanë ndarë mendime për këtë çështje, të cilët vlerësojnë se tendenca e njerëzve për të vazhduar gjumin pas rënies së alarmit, nuk është lajm i mirë për shëndetin.
Nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, do të keni më shumë gjasa të bini në fillim të ciklit të gjumit pas goditjes së butonit.
Kjo fillon prodhimin e hormoneve që inkurajojnë gjumin e thellë. Fillimi i një cikli të gjumit “është pika më e keqe për t’u zgjuar”, duke na lënë të ndihemi sikur kemi fjetur keq.

