Pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje, do të jetë në fakt beteja e vërtetë mes mazhorancës dhe opozitës.
Në orët e paradites së sotme, duhet thënë se pjesëmarrja raportohet se është e ulët në krahasim me zgjedhjet e tjera, fakt i kuptueshëm pas bojkotimit të opozitës.
Nga raportimet e deri më tanishme nga qarku i Elbasanit saktësohet se deri në orën 10:30.
Mësohet se në Gramsh kanë votuar 10%, në Librazhd 9.5% e zgjedhësve, Elbasan 8%, Peqin 5%, Cërrik 8%, Belsh 11% dhe Prrenjas 9%.
Kjo nuk është aspak një gjë e mirë për Taulant Ballën, i cili është personi ‘adap’ i Qarkut të Elbasanit, e për këtë druhemi se do duhet të japë ‘llogari’ përpara Ramës, nëse situata vijon të mbetet e tillë deri në fund të votimeve.
Ndërkohë zyrtarë të PD-së kanë bërë thirrje që të mos merren si të mirëqëna të dhënat e KZAZ-ve pasi janë të fabrikuara për të deformuar realitetin.
“Te dhenat per Qarkun e Gjirokastres jane krejt te pa verteta e shume larg realitetit. Janë një fabrikim i pa vlere i makinës propagandistike «gebelsiane » te ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin.
Në fakt Qarku i Gjirokastrës, te gjitha bashkitë e tij veçse po bojkotojnë me përbuzje”, shkruan Tritan Shehu, ish-deputet i PD-së.

