TË FUNDIT

Zhvarroset diktatori

Një vendim që po debatohet nga i gjithë opinioni publik me pro dhe kundër. Gjykata e Lartë spanjolle, në unanimitet, ka votuar për zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit Fransisko Franko, të martën.

Eshtrat e tij do të zhvendosen pranë një varreze publike ku prehet edhe gruaja e tij. Lajmi është komentuar si fitore nga ana e kryeministrit socialist në pushtet, Pedro Sançez.

Ai shkroi në rrjetin e social Tëitter se kjo është një fitore e madhe e demokracisë spanjolle. Menjëherë ka reaguar edhe kreu i partisë së djathtë spanjolle “Vox”, duke e cilësuar vendimin si propagandë zgjedhore.

Spanja do t’i drejtohet votimeve të përgjithshme në datën 10 nëntor. Eshtrat e gjeneralit Franko prehen në mauzoleumin e të rënëve të Luftës Civile në Spanjë.

Ky rast ka shkaktuar debate të shumta në publikun spanjoll, pasi ai është varrosur edhe me ata që luftuan kundër tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat