Zhvlerësohet euro, në nivelin më të ulët historik

Monedha europiane ka zbritur në nivelin e 121.6 lekëve, vlera më e ulët në 11 vitet e fundit. Një tendencë që vijon tashmë prej muajsh dhe që ka humbësit dhe përfituesit e saj.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në vend mbi 1 milionë të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës.

Ekspertët vlerësojnë se rënia vjen si pasojë e ofertës së tepërt në treg, pra ka shumë euro në qarkullim që vjen nga burimet informale, dërgesat në rritje të emigrantëve dhe të ardhurave nga turizmi. /real-news.tv/