Tabloidi i famshëm britanik ka raportuar se Zinedin Zidan, Mauricio Poketino dhe David Beckham kanë pasur një darkë të përbashkët, dhe janë kujdesur që kjo të mbahej e fshehtë.
Yjet janë takuar së bashku në një restorant të Londrës dhe lajmi ka bërë jo pak bujë, duke shkaktuar një zhurmë të vërtetë në futbollin evropian. Zidan, Bekam e Poketino kanë dalë nga dera e pasme e restorantit njëri pas tjetrit, çka i shton edhe më shumë misterin kësaj darke.
Sipas “The Sun” kjo lidhet me faktin se po tentohet që Poketino të marrë stolin e Real Madritit dhe Zidane dhe Becham mund të kenë hyrë ‘mik’ nga ana e Florentino Perez./real-news.tv/

