Zjarr në Malin e Dajtit, flakët rrezikojnë banesat pranë

Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta më parë Malin e Dajtit.

Era e fuqishme që po fryn po favorizon flakët të përhapen shpejt në një hapësirë të konsiderueshme, duke rrezikuar shumë banesa e subjekte private që ndodhen aty pranë.

Ndërkohë, zjarrfikësja ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. (real-news.tv)