Zjarri masiv në Shëngjin, 200 efektivë në “luftë”me flakët

Zjarrfikësit në Shëngjin të Lezhës po luftojnë me vatrat e zjarrit, të cilat prej dy netësh vijojnë të djegin pa mëshirë kurorën e gjelbër në Shëngjin.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me këtë situatë, ndërsa thekson se trupat e MZSH-së, pushteti vendor, Forcat e Armatosura në bashkëpunim edhe me banorët e zonës, po punojnë intesivisht për të mbajtur flakët nën kontroll. Sipas saj, edhe pse situata është e vështirë, asnjë prej banesave të zonës nuk është e rrezikuar.

68798366_10205995641885439_679984668321251328_n 69081050_10205995641685434_3539700883296092160_n 69123406_2495594447144509_985756498363678720_n 69344059_10205995641125420_624235915509760000_n 7ef98c67-5d13-4da7-9201-6e923038ee6c 745788de-a065-445b-8455-ab4b19011820 e0acccd2-caa6-47e8-8e7e-3bf716cf9e0a (1) febcb98a-ab64-43ac-9377-3d84eadb99f6
<
>

Gjithashtu Forcat e Armatosura me mjete dhe me trupa nga Tirana, Shkodra dhe Lezha kanë zbarkuar prej dy ditësh në Shëngjin dhe vijojnë punën me ritme të larta deri në shuarjen përfundimtare të flakëve. Aktualisht janë të angazhuar në terren 200 efektivë nga strukturat e mësipërme.