Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv ka lëshuar një deklaratë bombë në lidhje me vajzat e show-bizz shqiptar, të cilat sipas tij janë paguar dhe përdorur si eskorta nga bosët e krimit të organizuar në vendin tonë.
Ka qenë gazetari Lorenc Vangjeli, i cili është shprehur se emra politikanësh, punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të show bizz-it, janë gjetur në telefonat dhe në blloqe të kriminelëve.
“Në telefona celularë apo në blloqe janë gjetur emra zyrtarësh të lartë, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të shoë bizz-it të cilat janë mbajtur të fshehta. Ne të gjithë i dimë këto Blendi. Në një bllok shënoheshin sasitë e kokainës, pagesat që kishin bërë” – tha Vangjeli.
Sipas tij, këto materiale janë zbuluar në tre episode kriminale, dy prej të cilave janë vrasje.
Kjo deklaratë mori edhe miratimin e zv.ministrit të Brendshëm, Lamallari, i cili tha se është e vërtetë që “vajza të reja të njohura në botën e showbizz kanë qenë të përfshira në grupet kriminale”.
Sipas tij, ato janë paguar dhe janë përdorur për fat të keq si eskortë nga bosët e krimit në Shqipëri.

