Zyrtare, Zhegrova në një skuadër me Xhakën e Ajetin

Edon Zhegrova është zyrtarisht një futbollist i Baselit në Superligën e Zvicrës.

Talenti kosovar është larguar nga ekipi i Genk pas tri viteve qëndrim te ky klub.

19-vjeçari prishtinas është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë.

Fillimisht ishte faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në ekipin ku luajnë lojtarët kuqezi, Tauant Xhaka dhe Albian Ajeti.

“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e ka marrë në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerjeje pas kësaj periudhe. 19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk. Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Paç fat Edon!”, shkruhej në njoftimin e Genkut.