fbpx

1 Dhjetori, Dita Botërore kundër Sidës

6e687c3348db40524785ed0c8a9f9ce1_XL.jpg

Të dhënat e publikuara për të shënuar Ditën Botërore kundër AIDS-it sot më 1 Dhjetor treguan se diagnozat e reja në BE dhe Zona Ekonomike Europiane kishin rënë me 9% që nga viti 2010.

Rastet e AIDS-it ranë me gati një të katërtën në të njëjtën periudhë. Pjesa më e madhe e rasteve të reja po shfaqen në vendet e Evropës Lindore, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë.

Ndërkaq, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se numri i rasteve të diagnostikuara me HIV po rritet. Sipas të dhënave mund të duhen tre vjet që një europian i infektuar me HIV të diagnostikohet.

Sëmundja e Sidës filloi të përhapet nëpër botë katër dekada më parë dhe vrau miliona njerëz në vitet 1980 dhe 1990.

Virusi dëmton qelizat në sistemin imunitar, duke dobësuar aftësinë e njerëzve për të luftuar infeksionet e përditshme.

Ende nuk ka shërim për HIV, por trajtimet janë jashtëzakonisht të efektshme duke lejuar që shumica e njerëzve te infektuar të kenë një jetë të shëndetshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303