fbpx

1 Qershori/ Rama publikon foton e veçantë dhe ka një urim special për gjithë fëmijët

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, e cila përkon gjithashtu edhe me hapjen e çerdheve dhe kopshteve, pas masave të marra nga qeveria.

“MIRËMËNGJES ! Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkruan Rama, duke e shoqëruar edhe me një foto të fëmijëve në kopsht.