1 qytetar kinez mbërriti në Shkodër gjatë kësaj jave! Flet mjekja që e konstatoi… (VIDEO)

B80F82CD-08DA-40C8-BB4F-635ADD190CE1.jpeg

Një autobus me qytetarë nga vende të ndryshme të botës ka mbërritur nga Milano në pikën kufitare të Murriqanit.

Mjekja Dhurata Hysa deklaroi se pas kontrollit ata kanë rezultuar pa shenja të koronavirusit.

Ajo ka kërkuar shtim të personelit mjekësor për të mbuluar edhe turnin e natës pasi siç ajo tha me shtimin e kontrolleve në këtë pikë po punohet 24 orë për kontrollin e pasagjerëve.

“Për momentin mund të them se nuk ka vend për panik. Kemi shtuar masat dhe personelin. Shërbimi është 24 orë. Kemi kërkuar edhe personel tjetër për shkak se duhet të jemi 24 orë,. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar.  Të gjithë ata që vijnë nga zonat që janë cilësuar nga vatrat e sëmundjes ne i ndalojmë dhe bëjmë një listë. Matja e temperaturës dhe i kemi pyetur. Ne kemi dy dhoma këtu. E para është dhoma ku kemi bazën materiale dhe tjetra ku bëhen procedurat. Ne kemi pikën kufitare të Murriqanit.. Kemi mjekë në shërbim 24 orë. Rrisku është rritur. Por kaq janë masat që ne mund të marrim. Intervista nxjerr nëse personi ka pasur kontakte”, u shpreh mjekja.

Ndërkohë në një listë të siguruar lidhur me pasagjerët që kanë hyrë në këtë pikë kufitare përmes pikës kufitare të Murriqanit rezulton edhe 1 shtetas kinezë i cili pas kontrolleve ka rezultuar pa shenja të koronavirusit.

scroll to top