TË FUNDIT

1 vit nga tërmeti tragjik/ Manastirliu kujton tragjedinë, jep mesazhin e fortë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një postim në rrjete sociale. Ajo ka kujtuar sakrificën e ekipeve mjekësore një vit më parë, ku tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi mijëra të tjerë.

“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit”, shkruan Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu:

Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit

Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat