fbpx

10 dhjetori Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut!

785-0-5fd1cc5d8b08d.jpg

10 Dhjetori u vendos si Dita e të Drejtave të Njeriut, në nder të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor 1948.

Deklarata u bë shpallja e parë globale e të drejtave të njeriut dhe një nga arritjet më të mëdha të Kombeve të Bashkuara.

Dita e rëndësishme zakonisht shënohet nga konferenca dhe takime politike të nivelit të lartë si edhe ngjarje dhe ekspozita kulturore që trajtojnë çështje të të drejtave të njeriut.

Përpos kësaj, 10 dhjetori është edhe dita kur shpallet Çmimi Nobel për Paqen.

“Shërohu më mirë – ngrihu për të drejtat e njeriut” është tema e këtij viti.

Qëlimi është që të gjithë partnerët dhe qeveritë të angazhohen për një veprim transformues. Këtë vit, dita i dedikohet pasojave shkatërruese të pandemisë së Covid-19 te njerëzit, fëmijët dhe gratë e paprivilegjuara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303