11 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë dhe 141 persona janë infektuar gjatë 24-orëve të fundit. Bëhet me dije gjithashtu se 230 persona kanë fituar betejën me koronavirus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 11.416 nga 43.984 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste vdekjesh.

