Xhensila ka më shumë se sa 8 netë që fle në karrocë.

Në datën 26 nëntor, shtëpia e 2-vjeçares në Manzë u trondit nga lëkundjet e tërmetit dhe është tërësisht e pabanueshme.

Të gjithë anëtarët e familjes tashmë duhet të jetojnë ose në karrocë, ose në makinë. Kërkojnë vetëm një çadër.

“Për momentin, pastaj të vlerësohet shtëpia”, thotë kryefamiljari Gëzim Farruku. “Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”. Shkatërrimi i shtëpisë i shtohet dramës së familjes. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme mendore. “U ka dhënë Zoti një fëmijë, por fëmija do shërbimin, do një çadër për ta strehuar si duhet”, thotë Gëzimi.