3 lëkundje tërmeti gjatë natës, ja epiqendra dhe magnitudat

termet-3-770x433-600x360.jpg

Korça është zgjuar e tronditur gjatë natës pasi 3 lëkundje tërmeti janë ndjerë atje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korcës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.

Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:45, 4,5 km në veriperëndim të Korcës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.

Po ashtu 10 minuta më pas, në orën 04:55 minuta u regjistrua një lëkundje e tretë me magnitudë 2,2 në Pojan të Korcës, në një thellësi 17 km.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303