Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e njërit prej naftëtarëve të Ballshit që ndodhej në grevë urie prej 5 ditësh.
Aleksandër Mejdani ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është dërguar me urgjencë në spital.
10 naftëtarë së bashku me bashkëshortet e tyre kanë vendosur të mos ndalen derisa të zbatohet vendimi gjyqësor që detyron kompaninë të shlyejë detyrimet e prapambetura karshi tyre.
Naftëtarët e Ballshit prej shumë muajsh vijojnë protestat e tyre pasi kanë pa marrë pagat e tyre si dhe kërkojnë rifillimin e punës në këtë rafineri me kontrata të vlefshme.
Greva e kaluar zgjati 12 ditë po në këto ambiente të qendrës shëndetësore pranë uzinës Ballsh ku naftëtarët morën pagat e prapambetura, por mbetën sërish të papunë.

