TË FUNDIT

55 të infektuarit/ Mjekja Tomini jep detaje: Ja si është gjendja e tyre

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini në një lidhje live për emisionin ‘Opinion’, ka folur më detajisht për gjendjen e pacientevë të prekur nga koronavirusi.

Tomini u shpreh se në spitalin Infektiv janë shtruar persona të grupmoshave 25 deri të 65 vjeç. Ajo u shpreh se, moshat e reja nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ata më të mëdhënj në moshë, kanë por jo të agravuar.

“Të infektuarit janë të grupmoshës 25-65 vjeç. Janë në situatë stacionare. Nuk paraqesin shenja të agravuara. 32 nuk janë në spital, po rrinë në shtëpi. Janë izoluar në një dhomë të shtëpisë dhe kanë kufizuar të gjitha lëvizjet. Grupmosha e re nuk ka sëmundje bashkëshoqëruese. Të tjerët kanë po jo të agravuar. Ndërsa mjekët e infektuar janë të vetë-izoluar në banesat e tyre,” – tha mjekja.

Tomini foli gjithashtu edhe për testet, duke u shprehur se Shqipëria ka kapacitet për të bërë 200-300 teste në ditë.

“Po testojmë çdo rast të dyshuar. Do ta shtrijmë nivelin e testimeve. Në ditë ne mund të testojmë 200-300 testime në ditë,”- u shpreh ajo.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat