fbpx

90-vjeçarja e para që merr dozën e Pfizer në Britaninë e Madhe, reagimi i parë i saj pas vaksinimit…

grua.jpg

Nis programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ka qenë një 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut ajo e cila ka bërë vaksinën e parë në botë të kompanisë Pfizer/BioNTech kundër COVID-19.

Margaret Keenan, nga Enniskillen, ka deklaruar se ndihej “aq e privilegjuar” për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.

“Është dhurata më e mirë sepse do të thotë që më në fund mund të pres dhe të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri, pasi isha vetë për pjesën më të madhe të vitit”, tha ajo.

Qendrat shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë personat mbi 80 vjeç dhe disa pjesëtarë të personelit shëndetësor dhe të kujdesit.

Programi synon të mbrojë grupet më të ndjeshme dhe të kthejë jetën në normalitet.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303