Adele këngëtarja e njohur dhe Simon Konecki i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Lajmi u bë me dijeni nga përfaqësuesit për shtyp të artistes.
“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë [Adele dhe Simon] kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme.” shkruhej në deklaratë.

Adele dhe Simon kane një djalë, Angelo- n, i cili erdhi në jetë në 2012- n.
Përsa i përket çështjes së mëmësisë dhe romancës me Konecki- n, Adele ka zgjedhur të qëndrojë tepër e rezervuar duke e mbajtur jetën e saj personale larg vëmendjes mediatike. /real-news.tv

