TË FUNDIT

Vdekje misterioze, modeli humb jetën në pasarelë

Një model 26 vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua në skenë gjatë një sfilatë të modës.

Tales Soares u rrëzua gjatë Javës së Modës në Sao Paulo të Brazilit.

Qindra shikues të audiencës, fillimisht supozonin se incidenti ishte pjesë e shfaqjes por Soares shpejt filloi të shkumonte nga goja dhe ekipet emergjente erdhën shpejt për ta ndihmuar.

Mjekët nuk patën mundësi ta risillnin atë në jetë.

Modeli u dërgua edhe në spital ku edhe u shpall i vdekur.

Raportohet se Soares ishte djalë shembullor dhe ka shkelur në shumë pasarela të modës. Ai nuk u ankua kurrë për probleme shëndetësore madje kishte një shëndet të mirë pasi ishte vegjetarian.

Modeli thuhej se nuk ka përdorur as substanca ilegale.

Por, sipas disa mediave, thuhet se shkak i rrëzimit të tij u bë dieta e tij pasi Soares nuk kishte ngrënë për një kohë të gjatë.

Megjithatë, organizatorët e kanë mohuar këtë lajm duke thënë se ai ishte i ngopur./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat