TË FUNDIT

Rita Ora: Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në shqip

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për median zvicerane.

Ajo foli për “20 min” para festivalit të parë shqiptar në Zurich, “Alba Fest”.

Rita do të jetë e ftuara kryesore krahas yjeve të tjera shqiptare, më 29 dhe 30 qershor.

“Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, u shpreh Rita.

E pyetur ndër të tjera Rira Ora u shpreh se shqiptarët e kanë në gjak muzikën dhe kërcimin.

Këngëtarja gjithashtu i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në festivalin muzikor që do të mbahet në shtetin zviceran. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat