Reperja e famshme shqiptare Tayna ka qenë gjithmonë prezent me këngët e saj të cilat janë bërë hite tashmë.
Megjithatë ajo është komentuar shpesh për jetën e saj personale edhe pse gjithmonë është përpjekur ta mbajë të fshehur.
Tayna gjithmonë ka mohuar një lidhje të mundshme duke e kënduar një frazë të këngës së saj ‘Ndjenjat me kan dek i kom shti me ni sanek’, që nënkupton se një gjë e tillë nuk ekziston.
Ndërsa kjo gjë nuk po duket të jetë serioze nga ana e saj pasi që nga një postim në Instagram ajo është parë që ka veshur të njëjtën bluzë sikurse të djaloshit i njohur me nofkën Kech Montana.
Kohëve të fundit është folur shumë për një lidhje të mundshme mes ketyre e të cilën po presim që ta konfirmojnë.
Ndryshe përmes postimeve të saja ajo ka treguar se edhe po punon në një projekt të radhës pas suksesit të këngës ‘Kce’.


