TË FUNDIT

A është lidhur sërish Brad Pitt me Jennifer Aniston?

Aktori Brad Pitt i ka dhënë fund martesës me aktoren Angelina Jolie dy vite më parë, me të cilën ishte njohur në vitin 2005 teksa xhironin filmin “Mr & Mrs Smith”.

Në shtypin rozë është raportuar se Pitt tradhtoi bashkëshorten e tij Jennifer Aniston me Jolie e për këtë martesa e tyre përfundoi.

Por pas ndarjes me Jolie filloi të flitet për një ribashkim të Pitt e Aniston, ndonëse të dy nuk mohonin e as pohonin këtë lajm, mësohet se këta janë takuar madje dhe kanë shpenzuar shumë kohë bashkë kohëve të fundit.

Gjithashtu, mediat kanë raportuar se Brad i ka dhuruar Jennifer Aniston një vilë 79 milionë dollarë si dhuratë për 50 vjetorin e saj.

E më në fund Bred Pitt ka folur publikisht për këtë, kur një paparazzi e kishte ndalur dhe pyetur në rrugë “Më duhet të të pyes: A jeni bashke ti dhe Jennifer?”.

“Oh, Zot i madh!”, është përgjigjur Pitt duke qeshur. Me këtë përgjigje ai nuk e ka mohuar lajmin duke bërë që të aludohet se vërtetë mes tyre ka diçka./Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat