Një elektricist ka humbur jetën pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Rrashbul, ku viktima ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka vdekur menjëherë.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima ishte 35 vjeç, banues në Durrës.
Ai po riparonte një defekt elektrik në një shtyllë.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./real-news.tv

