TË FUNDIT

‘Shqiponja’ e Jonida Maliqit tërbon serbët

Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, Jonida Maliqi padiskutim shkëlqeu mbrëmjen finale të këtij kompeticioni me performancën dhe vokalin e saj të jashtëzakonshëm.

Shqipëria u rendit e 18-ta në listë, ndërkohë që ishte Holanda që fitoi festivalin e njohur.

Mirëpo, simboli i shqiponjës i bërë nga Jonida Maliqi ka revoltuar serbët.

Një media serbe ka shkruar se Jonida Maliqi ka provokuar me simbolin e Shqiponjës.

“Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”, shkruhej në një media serbe.

Serbët shkruajnë se Maliqi e ka bërë simbolin pikërisht në momentin kur do të fillonte kënga e Serbisë./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat