Forbes ka bërë publike listën e femrave më të pasura në Amerikë.
Rihana është artistja më e pasur në botë. Një klasifikim i revistës “Forbes” thotë se të ardhurat e këngëtares arrijnë në rreth 530 milionë euro.
Ndërkohë, në listën prestigjioze bie në sy edhe rritja e numrit të grave miliardere.
Famë dhe bukuri, por jo vetëm. Rihana është edhe artistja grua më e pasur në botë.
Vetëm 31 vjeç, këngëtarja nga ishujt Barbados është renditur në pozicionin e 37, me një pasuri të llogaritur rreth 530 milionë euro, duke lënë pas kolege si Madona, që nuk i kalon 500 milionët, Celine Dion me 400 milionë dhe Beyonce’, me 350.
Por të ardhurat e Rihanës nuk vijnë vetëm nga muzika. Këngëtarja është edhe një sipërmarrëse falë punës që zhvillon në fushën e modës, bizhuterive dhe bukurisë.
Të ardhurat minimale për të hyrë në listën prestigjioze është 225 milionë dhe nuk ka kufij moshe, që nga 21 deri në 92 vjeç.
Në Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më shumë gratë biznesmene, aq sa revistës i është dashur ta zgjasë listën me 80 pozicione, një e treta më shumë se ajo e 2018-s.
Thuajse gjysma e pasanikeve, rreth 37, jetojnë në Kaliforni, 9 kanë zgjedhur Nju Jorkun, ndërsa 16 kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Në listën e hartuar për këtë vit, numri i femrave miliardere është rritur në 25, një më shumë se ai i vitit të kaluar./real-news.tv/

