Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka reaguar ndaj krahasimit që Elisa Spiropali i bëri atij me Presidentin Ilir Meta.
Kallaku ka ironizuar Spiropalin, duke shkruar në FB se, reagimi i tij ishte i vonuar pasi po lexonte një libër për Skënderbeun.
“Lele kaçurrele ti… M’falni për vonesën por po lexoja “Historia de vita et Gestis Scanderbegi” edhe nuk kisha qasje në rrjet. Besi osht i Ijes, Gjini osht i Portokallisë. Flm shumë. Edhe përveç “gazit” mos harrojmë edhe Erion Isain,”-shkruan Kallaku.


