Moderatorja e njohur, Eva Murati ,është një ndër personazhet më të përfolura të ekranit shqiptar.
Pasditen e djeshme ajo ka qenë e ftuar te Rudina dhe ka treguar për rolin e saj më të fundit në një film që po xhirohet , si kujdestare fëmijësh në një jetimore.Moderatorja është shprehur se prej aty i ka lindur dëshira për të patur fëmijë.
“Në film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohës përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpië e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më ka bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë”- ka thënë moderatorja.
“Më kanë bërë që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët, sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg.”- shtoi Murati /real-news.tv/

