Stresi dhe Kejsi janë një ndër çiftet që më së shumti ndiqen në rrjetet sociale. Reperi qëndroi gati 8 muaj në qeli larg bashkëshortjes së tij ndaj dhe Keisi shkonte shumë shpesh ta takonte
Por duket se tashmë që edhe ajo ndarje përfundoi, mendohet se dyshja janë ndarë, këtë herë jo vetëm në distancë.
Që prej daljes së tij nga qelia, ajo ka qenë një mbështetje edhe më e madhe.
Mirëpo, siç duket mes tyre gjithçka ka marr fund. Stresi dhe Keisi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Kjo e fundit ka hequr nga bio i saj mbiemrin Lushaj, madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj.
Së fundmi, Keisi ka publikuar një foto ku shihet vetëm, në të cilën shkruan: ‘Jepi mungesë atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde’.
Ndërkohë që Stresi nga ana tjetër ka publikuar vetëm video ku shihet nën praninë e miqve të tij. /real-news.tv/

