Brad Pitt që një kohë ka luftuar që të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e tij që nga ndarja me Angelina Jolie.
Ai më në fund do ta arrijë këtë verë dhe do jetë bashkë me ta,sipas një raporti të ri.
“Angelina do të kalojë verën duke filmuar skenat e filmit të ri “Those Who Wish Me Dead”, prandaj kjo do t’i ofrojë më shumë kohë Bradit për t’u kujdesur për fëmijët”, thuhet në raportin e The Sun.
“Ky është një hap i madh për të dhe fëmijët, të cilët e kanë pasur të kufizuar kohën e tyre me babanë e tyre, që nga ndarja e prindërve. Kjo duket si një gjë pozitive për të gjithë dhe për Brad kjo duket sikur është mbi hënë. Brad ftoi edhe prindërit e tij në rezidencën e tij në Los Angeles, kështu që ata do të kalojnë verën si një familje e madhe bashkë”.

