Armina Mevlani është e njohur për jetën e saj luksoze, dhe për faktin që është kliente e rregullt e markave nga më të shtrenjtat. Pa folur për pushimet e saj në vendet ekzotike, apo për biznesin e saj në zonën e ish-bllokut, ku reklamon marka me famë botërore.
Së fundi blogerja dhe Shkëlzen Berisha kanë vendosur që të hedhin dhe një hap më shumë në marrëdhënien e tyre, duke menduar që të jetojnë së bashku.
Kjo është zbuluar nga një postim i Arminës në Instagram, ku ajo shihet duke zgjedhur mobiljet për shtëpinë e saj në një nga dyqanet më të shtrenjta të kryeqytetit.
“Duke furnizuar shtëpinë time te “Vip Home & Interior Design,”- shkruan Armina Mevlani në videon e saj, ku duken edhe mobiliet unike në dyqanin që ajo ka frekuentuar.
Vendi që ka zgjedhur Armina padyshim që është i kushtueshëm, po ky hap i madh që ajo po ndërmerr në jetën e saj, meriton ca shpenzime milionëshe.

