Lajmi se aktori i njohur turk, Can Yaman, është me origjinë shqiptare, bëri bujë në të gjitha mediat. Mirëpo kjo zgjati shumë pak pasi ishte vetë aktori që konfirmoi lajmin. Mesa duket lidhja e tij me Shqipërinë shkon përtej origjinës dhe është më e madhe seç duket.
Në një intervistë të realizuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” Can ka treguar fiksimin e tij pas ushqimeve shqiptare.
“Ka lidhje me atë që rritesh dhe shijen e asaj vazhdon të shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek që zgjat 3 orë. I hap vet petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”, tha Can.
/real-news.tv/

