Ditën e djeshme u mbajt mbrëmja e parë e Sunny Hill Festival në Prishtinë të Kosovës, ku shumë emra të njohur si Miley Cyrus, por edhe shqiptarë si Elvana Gjata elektrizuan publikun.
Padiskutim që Elvana ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme me hitet e saj të njëpasnjëshme dhe me perfomancën e mrekullueshme.
Mirëpo, në disa postime në Instagram të Dua Lipas, shihet qartë se si i dashuri i saj Anwar Hadid po shijon këngët e Gjatës.
Ai kërcen nën ritmet e këngëve të Elvanës, ku mesa duket i ka pëlqyer shumë.
Sot do të mbahen nata e dytë e Sunny Hill, ku do të performojnë artistë të tjerë të mëdhenj ndërkombëtarë dhe vendas.

