Jennifer Lopez ka arritur në Antalia të Turqisë në Antalia përpara koncertit të saj që do të mbahet më 6 gusht.
Këngëtarja me famë botërore do të performojë të martën në hotelin Regnum Carya si pjesë e turneut botëror të saj “It’s My Party” në 25 qytete.
Dy aeroplanët që sollën J-Lo dhe ekuipazhi i saj, i përbërë nga 90 persona, mbërritën në Antalia në mëngjesin e djeshëm. Këngëtarja amerikane shkoi direkt në hotelin ku do të zhvillohet koncerti.
Njësitë policore morën masa të rënda sigurie pranë derës së terminalit VIP të aeroportit dhe nuk lejuan askënd afër daljes.
Një vilë tre-katëshe me pesë dhoma gjumi, një pishinë private dhe një heliport është përgatitur për Lopez, e cila planifikon të kalojë tre netë në Antalia.
Vendasit por edhe pushuesit që ndodhen për pushime në Antalia, kanë mundësinë për të ndjekur koncertin e divës botërore./real-news.tv/

