Miley Cyrus ka reaguar pas thashethemeve se u shtrua në një qendër psikiatrike.
Miley Cyrus javën e kaluar ishte në Kosovë, ku performoi në festivalin “Sunny Hill”.
Pas performancës në këtë festival, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme se këngëtarja është shtruar në një spital psikiatrik.
Thuhej se arsyeja e kësaj është se ajo ka probleme me bashkëshortin e saj dhe prandaj u detyrua të shtrihej në spital psikiatrik që ta shpëtonte martesën.
Përmes një postimi në Instagram, Miley është lajmëruar nga Italia, ku u shfaq në formë të mirë e veshur në bikini.
“Duke jetuar jetën time më të mirë në një nivel të ri!”, ka shkruar ajo.

