TË FUNDIT

Tayna dhe Dafina e ‘djegin’ me ‘Bye bye’

Ende pa mbushur një javë nga bashkëpunimi me Kreshën dhe Lyrical Son, Tayna ka publikuar këngën e re.

Fjala është për duetin ‘Bye bye’ me Dafina Zeqirin për të cilin mediat rozë raportuan pak javë më parë.

Kënga që mban vulën e Cricket ka tekst të dy artisteve teksa videoklipi tejet interesant dhe me shumë ngjyra është mundësuar vizualisht nga Alban Selimaj.

E ndarë në dy pjesë brenda një projekti që zgjat katër minuta, kjo këngë në minutat e parë nga publikimi ka patur interesim të jashtëzakonshëm, siç vërehet në komentet dhe klikimet në Youtube.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat