Vetëm pak orë më parë u përhap me shpejtësi në portale lajmi se reperi MC Kresha i kishte dhënë fund beqarisë duke u fejuar me një vajzë misterioze.
Pa kaluar shumë kohë, vetë kënëtari e ka mohuar këtë lajm. Në një prononcim për Insajder, ai shprehet me humor se sa është zgjuar nga gjumi dhe s’ka pasur kohë të fejohej.
“Është rren, nuk është e vërtetë, veçse jam qu prej gjumit qysh kom mujt mu feju,”– mësohet të ketë thënë këngëtari.
Burime për Zëri.info, raportuan se këngëtarit ia kishte rrëmbyer zemrën një vajzë nga Prishtina që jeton prej vitesh në Kanada.

