Scarlett Johansson shpallet aktorja më e paguar në botë. Aktorja e njohur kryeson listën e publikuar nga revista e njohur ‘Forbes’ për të dytin vit radhazi.

Johansson, e cila luan filmin Avengers, ka fituar 56 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës. Vendi i dytë i takon aktores Sofia Vergara me 44,1 milionë dollarë, e ndjekur nga Reese Ëitherspoon më 35 milionë dollarë.
Shumica e të ardhurave të Scarlett i detyrohet sagës së famshme me superheronj, “Avengers: Endgame”. Me rolin e Natasha Romanoff në filmin përmbledhës aktorja e njohur ka fituar 35 milionë dollarë vitin e kaluar.
- Scarlett Johansson 56 milionë dollarë
- Sofia Vergara 44,1 milionë dollarë
- Reese Ëitherspoon 35 milionë dollarë
- Nicole Kidman 34 milionë dollarë
- Jennifer Aniston 28 milionë dollarë
- Kaley Cuococon 25 milionë dollarë
- Elisabeth Moss 24 milionë dollarë
- Margot Robbie 23,5 milionë dollarë
- Charlize Theron 23 milionë dollarë
- Ellen Pompeo 22 milionë dollarë


